"Trafik droge nga Shqipëria", 13 të arrestuar në Itali, hetimi nisi nga një ngjarje e vitit 2020
La piana di Fondi ITALIA- 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekz...
Ai fitoi në Angli statusin e refugjatit, duke paraqitur dokumente të rreme dhe duke deklaruar se ishte me shtetësi kosovare dhe po largohej nga lufta në vitin 2000.
BRITANI- 52-vjeçari shqiptar, i dënuar për pedofili pas përdhunimit të një 15-vjeçareje në vitin 2015, nuk mund të depërtohet nga autoritetet angleze. Shqiptari i identifikuar nga mediat britanike si Gjin Gjergji, fitoi në Angli statusin e refugjatit, duke paraqitur dokumente të rreme dhe duke deklaruar se ishte me shtetësi kosovare dhe po largohej nga lufta në vitin 2000.
Në vitin 2015, Gjergji rrëmbeu një 15-vjeçare në rrugë dhe e çoi në makinën e tij. Më pas e dërgoi në një rrugë të qetë ku e përdhunoi. Për krimin ai mori dënimin me 6 vite burg. Zyra e Emigracionit, pas mbarimit të dënimit, ndërmori hapin për të verifikuar të dhënat e tij ku edhe konkluduan se në të vërtetë 52-vjeçari ishte me shtetësi shqiptare dhe kishte mashtruar autoritetet.
Depërtimi i tij në Shqipëri u hodh poshtë me një vendim gjykate, i cili pretendonte se ishte e padrejtë që pas 20 vitesh me statusin e azilantit, 52-vjeçarit t’i hiqej ky titull. DailyMail ka kontaktuar me Gjin Gjergjin i cili nuk ka kursyer ironitë dhe tha se është i lumtur që ndodhet në Angli dhe se nuk mund të kthehej në vendin e tij pasi atje ka shumë njerëz të këqinj. Pavarësisht kësaj deklarate, media britanike mëson se 52-vjeçari ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar.
“Unë jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Britani sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Kam të drejtë të jetoj në Britani, kam një familje këtu. Vendlindja ime është e rrezikshme, ka njerëz të këqinj atje”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me përdhunimin e të miturës në 2015, Gjegji shprehet se mendoi se 15-vjeçarja ishte një punëtore seksi.
“Gjithçka ka përfunduar tani. Çfarë doni më shumë”, këmbënguli ai, duke thënë se kishte vuajtur dënimin e tij.
La piana di Fondi ITALIA- 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekz...
Foto ilustruese VLORË-Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime pë...
Droga LEZHA- Një 45-vjeçari Eduard Koka u arrestua në Lezhë pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi. Operacioni policor i ...
Aurelio Dervishi TIRANA- Shokët e 28-vjeçarit Aurelio Dervishi, që mbeti i vrarë me thikë pas një sherri, kanë dh...
Aurelio Dervishi TIRANA- Pak ditë pas vrasjes me thikë të 18-vjeçarit Aureljo Dervishi në Shkozë të Tiranës,...
Ndertime TIRANË- Në vjeshtën e vitit 2022, kur prezantoi vendimin e qeverisë së tij për konfiskimin e shtesave pa leje në...
Aeroport ITALIA- 55-vjeçar shqiptar Gjovalin Lesi është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në K...
Foto ilustruese POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur n&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Një ditë pas aksidentit që ndodhi dje në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jet...