Aktualitet

“Ka qenë gjithçka e organizuar!” Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, flasin shokët e tij: Autorët kishin me vete thikë dhe një hekur

Ata pretendojnë se gjithçka ka qenë e organizuar, pasi grupi tjetër i ka ndërprerë rrugën dhe kanë qenë të pajisur me thikë dhe hekur me vete.

3 Prill 2024, 13:03 Nga M.B
“Ka qenë gjithçka e organizuar!” Vrasja e
Aurelio Dervishi

TIRANA- Shokët e 28-vjeçarit Aurelio Dervishi, që mbeti i vrarë me thikë pas një sherri, kanë dhënë detaje nga ngjarja e pak ditëve më parë. Ata pretendojnë se gjithçka ka qenë e organizuar, pasi grupi tjetër i ka ndërprerë rrugën dhe kanë qenë të pajisur me thikë dhe hekur me vete. Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, ata kanë rrëfyer se autori është nxitur nga shokët e tij për të goditur 18-vjeçarin.

“Frensis gjatë përleshjes nxiti 15-vjeçarin të godiste me thikë. Kemi qenë tre djem, vajzat u trembën dhe nisën të qanin. Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta. Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën. Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios”, u shprehën ata.

aurelio dervishi

Sondazh

Poll