Art&Argëtim

"Është turpërues ndaj burrave"/ Shakira pranon se djemtë e saj e urrejnë filmin "Barbie"

Këngëtarja 47-vjeçare zbuloi në një intervistë të re se Sasha dhe Milan e urrenin filmin e famshëm.

3 Prill 2024, 10:36 Nga S.B
"Është turpërues ndaj burrave"/ Shakira pranon se
Shakira dhe Margot

SHBA- Edhe pse filmi “Barbie” ishte fenomeni i vitit, duket se djemtë e Shakirës nuk janë fansat e tij më të mëdhenj. Këngëtarja 47-vjeçare zbuloi në një intervistë të re se Sasha dhe Milan e urrenin filmin e famshëm.

"Djemtë e mi e urrejnë atë," i tha Shakira “Allure” në një intervistë. “Unë jam duke rritur dy djem dhe dua që ata të ndihen gjithashtu të forte teksa respektojnë gratë."

Ylli i popit vazhdoi: Unë e dua kulturën pop kur përpiqet të fuqizojë gratë pa i hequr burrave aftësinë për të qenë burra. Unë mendoj se duhet t'u japim grave të gjitha mjetet dhe besimin se ne mund t'i bëjmë të gjitha këto pa humbur thelbin tonë, pa humbur feminilitetin. Unë besoj se burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe gratë gjithashtu kanë një qëllim tjetër.

Pas premierës së saj në korrik 2023, "Barbie" pati një vlerësim të gjerë. Pavarësisht se sa shumë nuk e pëlqenin fëmijët e Shakirës "Barbie", artistja i shpjegoi Allure se e sheh si diçka të bukur kur gratë mund të jenë vetja e tyre.

shakira barbie

Sondazh

Poll