Art&Argëtim

Chris Hemsworth shpallet "mbreti" i Instagramit në Australi, vetëm një postim i tij paguhet miliona dollarë

Aktori australian po kalon një fazë veçanërisht të suksesshme në jetën e tij profesionale.

1 Prill 2024, 14:44 Nga S.B
Chris Hemsworth shpallet "mbreti" i Instagramit në Australi,
Chris Hemsworth

AUSTRALI- Chris Hemsworth është bërë një nga aktorët më të kërkuar dhe më të përfolur në Hollivud fal roleve të tij në produksionet kryesore si 'Thor', 'Avengers' dhe 'Extraction'. Aktori australian po kalon një fazë veçanërisht të suksesshme në jetën e tij profesionale.

Reputacioni i tij është rritur vitet e fundit, duke rezultuar në një kërkesë në rritje për shërbimet e tij jo vetëm si aktor, por edhe si influencues. Me më shumë se 58 milionë ndjekës në Instagram, Hemsworth fiton tarifa të larta për reklamimin e produkteve dhe shërbimeve në platformat e mediave sociale.

Zbulimi vjen nga një studim i agjencisë së marketingut me bazë në Melburn, Impressive, e cila ka përpiluar një listë të të famshmëve australianë më të paguar nga postimet e sponsorizuara. Sipas studimit, Hemsworth kryeson listën si personazhi i famshëm me fitimin më të lartë në rrjetet sociale në vendin e tij.

Në studim thuhet se një postim i vetëm i aktorit mund të fitojë 1 milionë dollarë. Përveç Hemsworth, në listë shfaqen edhe dy aktorë të tjerë të famshëm australianë. Katherine Langford, e njohur për rolin e saj në "13 Reasons Why" të Netflix, renditet e dyta me një fitim të mundshëm prej rreth 737,205 dollarë për postim, ndërsa Hugh Jackman zë vendin e tretë me një fitim të vlerësuar prej 554,989 dollarë për postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Hemsworth (@chrishemsworth)

chris hemsworth instagram

Sondazh

Poll