Art&Argëtim

"Ç'është ky album i paplotë?!"/ Fansat kritikojnë ashpër Beyonce, mungojnë disa prej këngëve

Por disa nga këngët më të njohura, duke përfshirë ‘Ya Ya’ dhe ‘Spaghetti’, thuhet se nuk janë të pranishme në edicionin vinyl.

1 Prill 2024, 12:39 Nga S.B
"Ç'është ky album i paplotë?!"/ Fansat
Beyonce

SHBA- Fansat që porositën albumin e fundit të Beyonce para se të dilte në treg në vinyl (disk) po raportojnë se pesë nga këngët e tij janë zhdukur. “Cowboy Carter” u publikua me vlerësimin e kritikëve të premten, me komente që e quajtën atë një "kryevepër".

Por disa nga këngët më të njohura, duke përfshirë ‘Ya Ya’ dhe ‘Spaghetti’, thuhet se nuk janë të pranishme në edicionin vinyl.

“Jam shumë i trishtuar”, shkroi një fans në Reddit, i cili kishte paguar 32 euro për të para-porositur albumin e kopjes nga faqja e internetit të Beyonce. Këngët që mungojnë janë: Spageti, Flamenco, The Linda Martell Show, Ya Ya dhe Oh Louisiana. Fansat kanë raportuar gjithashtu se kopjeve të CD-ve u mungojnë katër këngë.

"Çfarë po ndodh me të?! Si mundi ajo të shiste një album të paplotë?" u ankua një fans në Reddit.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar të premten, ylli tha se “Cowboy Carter” iu deshën mbi pesë vjet për tu krijuar. Gjithsesi në lidhje me këngët e munguara stafi apo dhe vetë Beyonce nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

beyonce cowboy carter

Sondazh

Poll