Art&Argëtim

"Shaka e papërgjegjshme", këngëtari nigerian nis proces ligjor pas lajmeve të rreme të publikuara më 1 prill

31-vjeçari, i cili sapo ka përfunduar një turne në Afrikën Lindore, tha se raporti i rremë ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Ai më tej shtoi se nuk është arrestuar nga askush në asnjë vend për ndonjë krim në botë.

2 Prill 2024, 21:43 Nga N.F
"Shaka e papërgjegjshme", këngëtari nigerian nis proces
Davido

NIGERI- Ylli nigerian i muzikës, Davido ka mobilizoi avokatët e tij që të nisin procese ligjore ne lidhje me një shaka që u publikua me 1 prilli. Nga lajmet që u shpërndanë pretendohej se këngëtari i Afrobeats ishte arrestuar në Kenia pasi u gjet kokainë në avionin e tij privat.


31-vjeçari, i cili sapo ka përfunduar një turne në Afrikën Lindore, tha se raporti i rremë ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Ai më tej shtoi se nuk është arrestuar nga askush në asnjë vend për ndonjë krim në botë.

Megaylli nigerian, i cili sapo kishte performuar para audiencës së mbushur në Koncertin Timeless në Kampala dhe Raha Fest në Nairobi, tha se kjo bëri që ai të merrte një breshëri telefonatash. I tillë ishte edhe reagimi i ashpër që Drejtoria e Hetimeve Kriminale të Kenias (DCI) postoi në Tëitter një pamje të titullit me "Fake Neës" të stampuar.


"Dua t'i siguroj fansat e mi se këto raporte janë krejtësisht të pavërteta. Përfundova me sukses shfaqjet e mia të planifikuara në Ugandë dhe Kenia dhe që atëherë jam kthyer në shtëpi në Nigeri," tha Davido të martën.


“Mendoj se fabrikimi i akuzave për krime të tilla ndërkombëtare është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, pavarësisht nga drita e ‘Gënjeshtrave të Prillit’ dhe avokati im po kërkon rekurs ligjor kundër partive mediatike përgjegjëse për gjenerimin e këtij dezinformimi," vijoi ai më tej.

davido 1 prilli paditje

Sondazh

Poll