Art&Argëtim

Vetëm tre muajshe, Taylor Swift bën postimin e rrallë për Pashkë (VIDEO)

Albumi i njëmbëdhjetë i Swift, i titulluar “The Tortured Poets Department”, do të publikohet më 19 prill dhe fansat janë shumë të emocionuar.

1 Prill 2024, 13:28 Nga S.B
Vetëm tre muajshe, Taylor Swift bën postimin e rrallë për
Taylor Swift

SHBA- Një video e rrallë është postuar në Instagram nga ekipi i superyllit Taylor Swift të dielën e Pashkëve. Në video, Taylor është vetëm disa muajshe, e veshur me një kostum me gëzof dhe veshë lepurushi teksa sheh kamerën me sytë e saj të mëdhenj.

Në kohën kur u xhirua video, familja Swift jetonte në qytetin West Reading, Pennsylvania, ku babai Scott ishte i përfshirë profesionalisht në kultivimin e pemëve të Krishtlindjeve. Sipas videos, ajo është realizuar më 14 mars 1990, tre muaj pas lindjes së saj.

"Lënia e vezëve të Pashkëve që nga viti 1989", shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila i referohet sugjerimeve që ylli lë përmes këngëve dhe performancave të saj për hapat e ardhshëm profesional.

Albumi i njëmbëdhjetë i Swift, i titulluar “The Tortured Poets Department”, do të publikohet më 19 prill dhe fansat janë shumë të emocionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Nation (@taylornation)

taylor swift

Sondazh

Poll