Aktualitet

Ishte në gjendje kome, shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur dy javë më parë në Tepelenë (EMRI)

Në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, humbën jetën në vendngjarje katër persona.

2 Prill 2024, 21:54 Nga r.ll
Ishte në gjendje kome, shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti i
pamje nga aksidenti

TEPELENË- Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Tepelenë dy javë më parë. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë personi i pestë Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, humbën jetën në vendngjarje katër persona.

Katër vitkimat ishin Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

 

aksident ne tepelene jani cela

Sondazh

Poll