Aktualitet

Kishin kthyer magazinë në "shtëpi bari", dënohen me burg dy shqiptarët në Britani (EMRAT)

Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

2 Prill 2024, 19:42 Nga r.ll
Kishin kthyer magazinë në "shtëpi bari", dënohen
dy shqiptaret

BRITANI- Dy shqiptarë janë dënuar secili me 14 muaj burg pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një magazine e cila ishte kthyer në një "shtëpi bari".

Magazina u zbulua nga në Edwin Street, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024, kur shkuan për të kryer një kontroll.

Brenda u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara dhe të ndara në katër dhoma të ndryshme. Pasi zbuluan ambientin me bimët narkotike, oficerët e policisë kanë pikasur në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj.

Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

ervis llani xhljan stafaj britani

Sondazh

Poll