Aktualitet

‘Ra me këmbët e veta’ në prangat e policisë/ Vetëplagohet me armën zjarri pa leje 38-vjeçari në Fier

20 Nëntor 2019, 08:30 Nga DOSJA
‘Ra me këmbët e veta’ në prangat e policisë/

Tiranë- Një 38-vjeçar është arrestuar në Fier pasi është vetëplagosur  me një armë zjarri pistoletët tip TT, të cilën e kishte pa leje.

Në prangat e Policisë ka rëndë E.N., 38 vjeç, dhe gjatë kontrollit personal  i janë gjetur 7 fishekë arme zjarri pistoletë.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.N., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjeçari fier vetëplagoset 38-vjeçari në fier arrestohet 38 vjeçari fier vetëplagoset 38-vjeçari në fier

Sondazh

Poll