Aktualitet

Shpërblimi për firmën e paligjshme/ Deborah Keçi u bë imazh i Maratonës dhe i kompanisë One

Shprehja e famshme e saj “më dilni për zot”, pasi firmos me dijeni të plotë shkeljen e ligjit, përkthehet në shpërblime si ky i këtij spoti publicitar.

2 Prill 2024, 15:44 Nga Dosja.al
Shpërblimi për firmën e paligjshme/ Deborah Keçi u bë
deborah keci

TIRANË- Deborah Keçi nuk ishte vetëm specialistja që firmoste “qyl” tenderat në favor të 5 drejtorëve. Në ketë video të pak më shumë se 4 muajve më parë, pasi kishte firmosur, duket se e ka marrë shpërblimin, duke u bëre imazhi i Maratonës së Tiranës dhe One.

Aktiviteti i Bashkisë, i sponsorizuar nga Kompania One, ka përfshirë në zërin e shpenzimeve për marketingun vetë punonjësen e Bashkisë. Në fakt nuk ka as institucione të përfshira në këtë aktivitet. Ai është një bashkëpunim mes Bashkisë së Erion Veliajn dhe kompanisë Gogel të Arbër Veliajt, vëllait te kryetarit të Bashkisë. Kompania Gogël prej rreth 2 vjetësh menaxhon fondet e marketingut të Kompanisë One, në një përzgjedhje të dyshimtë. Që ateherë marketingu i One është vënë në shërbim të Erjon Veliajt. Ky ështe rasti tipik kur aktiviteti i Erjonit sponsorizohet me paratë qe administrin Arbri dhe përfituese e parë është punonjësja e Bashkisë, që në video serviret si një atlete dhe jo si specialistja që firmos kalimin e paligjshëm të parave, apo që i jep kompanisë private kodet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Shprehja e famshme e saj “më dilni për zot”, pasi firmos me dijeni të plotë shkeljen e ligjit, përkthehet në shpërblime si ky i këtij spoti publicitar. Përveç përmbajtjes mashtruese të spotit të One që na servir punonjëse e Bashkisë për atlete dhe aktiviste, ky spot tregon se si pushteti i Rilindjes dhe Veliaj në veçanti, nuk abuzon vetëm me fondet shtetërorë po edhe me ato te privateve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by One Albania (@one.albania)

deborah keci tirane

Sondazh

Poll