Aktualitet

Zbulohet një tjetër laborator droge në Itali/ Arrestohen tre shqiptarë, dy prej tyre po tentonin të arratiseshin me mallin

Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur në orët e vona të kësaj të diele ku u kapën në flagrancë më 9 kg drogë, përfshirë hashash dhe kokainë. Më tej bëhet me dije se droga ishte gati për t’u shpërndarë në Val di Non dhe në luginat e Noces.

2 Prill 2024, 17:26 Nga N.F
Zbulohet një tjetër laborator droge në Itali/ Arrestohen tre
Droga e sekuestruar

ITALI- Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet italiane për trafik droge në Trentino. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur në orët e vona të kësaj të diele ku u kapën në flagrancë më 9 kg drogë, përfshirë hashash dhe kokainë.

Më tej bëhet me dije se droga ishte gati për t’u shpërndarë në Val di Non dhe në luginat e Noces. Pas kontrollit në makinën tip "Audi" drejtuesit të mjetit iu gjetën dy doza kokainë, një pistoletë dhe një thikë, kjo e fundit e fshehur në kroskotin e mjetit. Pas arrestimit të njërit prej të rinjve, policia ka shkuar në shtëpinë e tij për të kryer kontrolle të tjera.

Pasi kanë mbërritur pranë derës së godinës, kanë vënë re dy persona të tjerë të cilët në shikimin e policisë kanë fshehur diçka nën një makinë të parkuar dhe më pas kanë tentuar të arratisen, por u bllokuan menjëherë. Policia gjeti edhe rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, të ndara në tetë pako secila. Më pas, me hyrjen në banesë, u zbulua një laborator i vërtetë ku përgatiteshin dozat që do të shpërndaheshin.

Një sasi tjetër kanabisi rreth gjysmë kile kokainë u gjet e fshehur në një kavanoz plot me oriz. Gjithashtu u sekuestrua një shkop teleskopik i fshehur në furgonin e tij nga njëri prej të arrestuarve. Të tre u prangosën dhe u dërguan në burgun e Trentos.

itali arrestim droge shqiptare

Sondazh

Poll