Aktualitet

Sulmi me armë në shkollën në Finlandë, mes të plagosurve një nxënëse shqiptare

Në njoftim bëhet e ditur se Ministria, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

2 Prill 2024, 19:20 Nga r.ll
Sulmi me armë në shkollën në Finlandë, mes të
foto nga shkolla

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në Finlandë në një shkollë të mesme është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Në njoftim bëhet e ditur se Ministria, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

NJOFTIMI

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Ditën e sotme një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe plagosur dy të tjerë, në mesin e tyre dhe vajzën nga Kosova. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, por sipas raportimeve të Reuters, gjendja e dy fëmijëve të plagosur është e rëndë.

sulm ne finlande ministria e jashtme e kosoves

Sondazh

Poll