Aktualitet

Vinte baste online përmes telefonit, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

Nga ky operacion është vënë në pranga në Vorë 43-vjeçari me inicialet M. M. 

2 Prill 2024, 16:22 Nga N.F
Vinte baste online përmes telefonit, arrestohet 43-vjeçari në
Baste online

VORË-Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke vënë bastë online. Nga ky operacion është vënë në pranga në Vorë 43-vjeçari me inicialet M. M. 

Më tej policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Vorë/ Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Aparati celular që shërbente për këtë veprimtari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vore baste arrestim

Sondazh

Poll