Aktualitet

Aksident me 4 të lënduar në Fier, drejtuesi i dehur përplas dy makina, arrestohet 26-vjeçari

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

2 Prill 2024, 14:38 Nga M.B
Aksident me 4 të lënduar në Fier, drejtuesi i dehur përplas
Foto ilustruese

FIER- Një 26-vjeçar me inicialet O. G., ësht arrestuar në Fier pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur dy makina, njëra prej të cilave ishte e parkuar. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën.

aksident fier

Sondazh

Poll