Aktualitet

Theu masën "arrest shtëpie" dhe vodhi celularë në 2 biznese, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Ai ishte i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. 

2 Prill 2024, 13:09 Nga M.B
Theu masën "arrest shtëpie" dhe vodhi celularë në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje në dy dyqane. Bëhet me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. H., banues në Tiranë, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Ai ishte i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Story", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2. Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vodhi celularë në 2 biznese, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 celularët që dyshohet se ka vjedhur ky shtetas dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur gjatë vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe kishte kryer vjedhje në dy biznese në zonat respektive të dy komisariateve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Story".

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vjedhje tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2024, 11:20 I.A

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...

Aktualitet 2 Prill 2024, 10:53 h.k

Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

TIRANË-Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për t&e...