Aktualitet

EMRI/ Transportonte emigrantë nga India e Pakistani kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari në Rrogozhinë

Emigrantët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

2 Prill 2024, 13:20 Nga M.B
EMRI/ Transportonte emigrantë nga India e Pakistani kundrejt pagesës,
Foto ilustruese

RROGOZHINA- 24-vjeçari Endri Bregaj, banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani. Emigrantët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Arrestimi u bë në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

Njoftimi:

Rrogozhinë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”. Transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe celulari i të arrestuarit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Endri Bregaj, 24 vjeç, banues në Shkodër. Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".

transport emigrantesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2024, 11:20 I.A

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...