Aktualitet

Qëllon me armë në drejtim të banesës dhe rrezikon familjen, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme zonën e quajtur “Ura e lumit”.

2 Prill 2024, 12:49 Nga M.B
Qëllon me armë në drejtim të banesës dhe rrezikon
Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar u aarrestua në Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri çifte në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme zonën e quajtur “Ura e lumit”. Ngjarja erdhi si rrjedhojë e një konflikti familjar që rrezikonte të përshkallëzihej. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Për motive të dobëta, qëlloi me armë gjahu, në drejtim të banesës ku kishte familjarët, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, mundëson arrestimin në flagrancë të 47-vjeçarit. Sekuestrohet arma e gjahut me të cillën qëlloi ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.

Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

arme gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2024, 11:20 I.A

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...

Aktualitet 2 Prill 2024, 10:53 h.k

Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

TIRANË-Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për t&e...