Politike

Bardhi nisi kërkesë për përshpejtim/ Shtyhet seanca e "vulës" së PD-së në 30 maj

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

2 Prill 2024, 11:39 Nga h.k
Bardhi nisi kërkesë për përshpejtim/ Shtyhet seanca e
Foto ilustruese

TIRANË-U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për  çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

gazmet bardhi vula partia demokratike

Sondazh

Poll