Politike

"Kryetarja vijon me konferencat për shtyp/ Vokshi përplaset me Ndrecën: Harroni shantazhet

Gjatë komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka debatuar me deputetin Plarent Ndreca.

2 Prill 2024, 11:16 Nga I.A
"Kryetarja vijon me konferencat për shtyp/ Vokshi përplaset me
Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni hetimor për koncensionin e Sterilizimit ka vijuar me përplasje ditën e sotme. Gjatë komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka debatuar me deputetin Plarent Ndreca. Ndreca ka vijuar duke thënë se Vokshi në komision nuk mund që të mbajë konferenca për shtyp. Ndërsa Vokshi ka theksuar se duhet që të harroj shantazhet ndaj stafit.    

Debati:

Zhupa: Kryetari nuk mund të thotë që nuk mund të kalojë asnjë shkresë pa e parë ai. Kur të ka kur thuhet drejton çështjet administrative nuk tregon që je mbi kryetarin. Por pasi ai ka vendosur, ju (sekretari) ta ndiqni procedurialisht.

Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.

Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajd e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Ndreca: Po thyeni etikën! Informimi nuk do të thotë asgjë. Për çdo vendimmarrje të komisionit, sekretari ka përgjegjësinë për t’iu komunikuar çdo vendimmarrje e komisionit. Këto janë gjera bazike. Ka dhe nënkryetarë dhe anëtarë.

Vokshi: Ai është sekretar, jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni.

Ndreca: Do të bëjmë atë që përcakton ligji.

Vokshi: Harrojeni shantazhin ndaj stafit. Sekretari respekton atë që i përcakton ligji. Është sekretar dhe do të kryejë detyrat që i cakton ligji. Do të zbatohen vendimet që i merr ky komision.

Ndreca: ku e keni marrë këtë të drejtë që të ndërhyni gjatë gjithë kohës?

Vokshi: Mos dezinformoni.

albana vokshi plarent ndreca

Sondazh

Poll