Politike

"Shqipëria është kthyer në han pa porta"/ Salianji tek "Ligjet": Ngjarja tragjike në Këlcyrë e përsëritur

Salianji e ka quajtur sipas tij Shqipërinë një "han pa porta", ku vijoi se "policisë i duhej një ngjarje e tillë për të kuptuar që këtu ka një trafik të pa kontrolluar kladestinësh. Nga ana tjetër deputeti tha se kjo është ngjarje që tregon se policia ka humbur kontrollin në territor. 

2 Prill 2024, 14:14 Nga h.k
"Shqipëria është kthyer në han pa porta"/ Salianji
Foto ilustruese

TIRANË-Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve ka përmendur ditën e sotme gjatë seancës në komision, aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm në Përmet.

Salianji e ka quajtur sipas tij Shqipërinë një "han pa porta", ku vijoi se "policisë i duhej një ngjarje e tillë për të kuptuar që këtu ka një trafik të pa kontrolluar kladestinësh. Nga ana tjetër deputeti tha se kjo është ngjarje që tregon se policia ka humbur kontrollin në territor. 

Unë e di që jeni në ajër, po në këtë vend jetoni. Sot ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme, kanë vdekur 8 veta në një aksident. Aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit mbante në makinë 7 shtetas të huaj që trafikoheshin. Kishim të bënim me trafik emigrantësh. Është një ngjarje e përsëritur dhe tregon se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

Do të duhej një aksident i rëndë për të kuptuar që Shqipëria është kthyer në han pa porta ku kalojnë emigrantët. Imagjinoni, kur kalojnë qënie njerëzore, çfarë bëhet me trafikun e drogës dhe sesi qarkullojnë të lirë personat në kërkim dhe të përfshirë në grupet kriminale.

Si fillim, në këtë ditë, ju duhet ta nisnit komisionin me këtë dhe të forcojmë strukturat e policisë së shtetit që të mos ndodhi më kjo. Këto tregojnë se e keni humbur kontrollin në territor”, u shpreh ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll