Aktualitet

Donte të vriste politikanët, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka, u kap me municione dhe armë lufte

Kujtojmë se Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servis makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.

2 Prill 2024, 11:52 Nga h.k
Donte të vriste politikanët, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka,
Foto ilustruese

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe municione luftarake në vitin 2023. 37-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, shitje te lëndëve narkotike, mbajtje të armëve të ftohta si dhe “përgatitje te kushteve për vrasje”.

Kujtojmë se Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servis makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Leka ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa e prezantoi veten si patriot duke demonstruar tatuazhet në trup. Ai ra në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, të cilët e panë të lëvizte i veshur me jelek antiplumb dhe armë.

gjykata lezhe antonio leka

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2024, 11:20 I.A

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...

Aktualitet 2 Prill 2024, 10:53 h.k

Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

TIRANË-Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për t&e...