Politike

Prokurorët nuk paraqiten në seancë/ Gjokutaj thirrje Dumanit: Rast skandaloz, plan i strukturuar

Gjokutaj deklaroi për mediat se “skenari do të përsëritet”. Sipas tij, nuk janë paraqitur prokurorët dhe kjo gjë jo vetëm shkel ligjin, por edhe etikën. Ai i bëri thirrje drejtuesit të SPAK Altin Dumani që ta shohë me kujdes rastin, e po ashtu mediave.

2 Prill 2024, 09:35 Nga h.k
Prokurorët nuk paraqiten në seancë/ Gjokutaj thirrje Dumanit:
Foto ilustruese

TIRANË-Genc Gjokutaj një nga avokatët e çështjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pas seancës gjyqësore e cila nuk u bë për shkak të mosparaqitjes të prokurorve. Gjokutaj deklaroi për mediat se “skenari do të përsëritet”. Sipas tij, nuk janë paraqitur prokurorët dhe kjo gjë jo vetëm shkel ligjin, por edhe etikën. Ai i bëri thirrje drejtuesit të SPAK Altin Dumani që ta shohë me kujdes rastin, e po ashtu mediave.

Është jo vetëm ligjore, por anti-etike që dy prokurorë mos të paraqiten për revokim të masës së arrestit për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shhikoni se para argumenteve tona që janë të mbështetura ligjërisht si në akte kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare, mungesa e prokurorëve duhet t’ju tërheqë vëmendjen, investigojeni këtë rast. I bëj thirrje edhe drejtuesit të SPAK-ut që së paku të interesohet për këtë mungesë. Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të GJKKO-së për shtyrjen e seancës, djegien e mandatit të zotit Berisha. Është lënë në datën 8 ora 13:00, në datën 9 në Gjykatë të Lartë. Të jeni të sigurt që as të Hënën kjo seancë nuk do të zhvillohet pa mbaruar seanca në Gjykatën e Lartë. Këtu besoj e shikoni që ka një strukturë, një plan  të strukturuar”, deklaroi Gjokutaj para SPAK.

Kujtojmë se është e disata herë që shtyhet seanca për Berishën. Ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit të shkuar, ashtu si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të dy të dyshuar për korrupsion sa i takon aferës me ish-klubin “Partizani”

genc gjokutaj

Sondazh

Poll