Aktualitet

Dyshohen se vranë babanë dhe e groposën para shtëpisë, Apeli lë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës

Motër e vëlla morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt në Shënlash të Durrësit, ku vranë dhe groposën babain e tyre Pëllumb Meta.

2 Prill 2024, 10:56 Nga h.k
Dyshohen se vranë babanë dhe e groposën para shtëpisë,
Foto ilustruese

TIRANË-Apeli ka lënë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës. Ndërsa e bija Hygerta ka pranuar krimin, dy djemtë e tij, Hysen dhe Amarildo kërkuan ndryshimin e masës së arrestit me burg, por Apeli e ka rrëzuar.  Motër e vëlla morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt në Shënlash të Durrësit, ku vranë dhe groposën babain e tyre Pëllumb Meta. Për ngjarjen e rëndë u arrestua dhe vëllai i vogël i familjes Amarildo Meta, për veprën penale të “Fshehjes dhe asgjesimit të kufomës”, ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë dhe e ëma e tyre Blerina Meta.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi me iniciale H.M, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe ka bërë kallëzim se babai i tij shtetasi me iniciale P.M banues në Shën Vlash, Durrës, është larguar nga banesa me datë 10.02.2024 dhe nuk është kthyer më. Në vijim të veprimeve hetimore, u gjet trupi i pajetë i shtetasit P. M, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë fëmijët e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale H. M, H. M dhe A. M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 79/c, 278/4, 303 e 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 127/1 Regj.Them, datë 26.02.2024, ka vendosur:

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 79/c, 278/4, dhe 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetasit M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra, nga personat nën hetim me iniciale H. M dhe A. M, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 02.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Alma Kolgjoka,  vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 127/1 Regj., datë 26.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Tre fëmijët akuzohen se kanë kryer vrasje e babait të tyre Pëllumb Meta. Si fillim i ndjeri u raportua nga familjarët i humbur. Më pas është marrë e bija e tij Hygerta si e dyshuar e cila e ka pranuar krimin duke thënë se vrasjen e ka bërë për shkak të dhunës psikologjike. Më pas hetuesia e Durrësit ka zbuluar se në ngjarje janë përfshirë dhe dy vëllëzërit e saj, ku rezultoi se vrasjen e kreu vëllai i madh. 

pellumb meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Prill 2024, 10:53 h.k

Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

TIRANË-Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për t&e...