Bota

"Akt i kryer nga Izraeli?" Sulmohet konsullata iraniane në Damask, disa të vrarë

Ky sulmi i ka nxitur zyrtarët iranianë të bëjnë kërcënime për sulme hakmarrëse.

2 Prill 2024, 08:28 Nga M.B
"Akt i kryer nga Izraeli?" Sulmohet konsullata iraniane në
Zjarrfikësit duke e shuar zjarrin në zonën e sulmeve që e goditën një ndërtesë pranë Ambasadës iraniane në Damask, Siri, 1 prill 2024.

DAMASK- Shumë njerëz u vranë, përfshirë një komandant të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), nga një sulm ajror izraelit në konsullatën e Iranit në Damask më 1 prill, sipas zyrtarëve sirianë dhe iranianë, mediave dhe grupeve opozitare. Ky sulmi i ka nxitur zyrtarët iranianë të bëjnë kërcënime për sulme hakmarrëse.

“Gjenerali Mohammad Reza Zahedi, komandant i lartë i trupave të IRGC-së, ra martir nga një sulm i luftëtarëve të regjimit sionist ndaj konsullatës së Iranit në Damask”, raportoi televizinoi shtetëror iranian.

Disa media e identifikuan Zahedin si ish-komandant të trupave të IRGC-së. Një burim ushtarak u tha agjencive zyrtare të lajmeve në Siri se raketat izraelite u shkrepën nga Largësitë e uzurpuara të Golanit dhe se sistemi mbrojtës raketor i Sirisë i interceptoi disa nga to, por disa të tjera e goditën cakun, duke e “shkatërruar plotësisht ndërtesën” dhe duke i vrarë dhe plagosur “të gjithë që ishin brenda”.

Irani, megjithatë, tha se konsullata u godit nga gjashtë raketa të shkrepura nga avionët luftarakë F35. Ushtria izraelite tha se nuk komenton raportimet në mediat e huaja. Shtëpia e Bardhë tha se është e vetëdijshme për këtë ngjarje. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtoni “është i shqetësuar për cdo gjë që do të ishte përshkallëzuese, apo që shkakton rritje të konfliktit në rajon”. Ambasadori i Iranit në Damask, Hossein Akbar, tha për televizionin sirian se pesë deri në shtatë persona janë vrarë nga ky sulm.

Ambasadori tha se ai dhe familja e tij nuk janë dëmtuar, por u zotua se përgjigja e Iranit do të jetë “e ashpër”. IRGC-ja tha më vonë se shtatë prej anëtarëve të saj u vranë, përfshirë Zahedin dhe zëdhënësin e tij, Hadi Haji Rahimi. Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha se Izraeli e sulmoi konsullatën dhe se “të gjithë ata që ishin të pranishëm në ndërtesë u vranë apo plagosën”. Teherani ka një prani të madhe ushtarake në Siri, derisa Izraeli ka kryer sulm të kohëpaskohshme kundër zonave të lidhura me Iranin në këtë vend, shpesh duke i vënë në shënjestër komandantët e IRGC-së./ REL

konsullate damask

Sondazh

Poll