Sport

Kompany i kërkon falje arbitrit "për fjalët që kam zgjedhur"...

Trajneri i Burnley-t, i përjashtuar në ndeshjen ndaj Chelsea, mbetet gjithsesi i indinjuar nga ecuria e gjyqtarëve këtë sezon.

1 Prill 2024, 17:30 Nga DOSJA

Kompany i kërkon falje arbitrit "për fjalët që kam

ANGLI - Vincent Kompany, ish-kapiteni legjendar i Manchester Cityt dhe aktualisht trajner i Burnley, u kërkoi falje gjyqtarëve pas reagimit që çoi në përjashtimin e tij gjatë ndeshjes kundër Chelseat ( 2-2).

Burnley luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 40-të, pas kartonit të kuq ndaj Lorenz Assignon. E kuqja për Kompany erdhi në minutën e 43-të.

Kompany tha për kartonin e tij të kuq: "Unë nuk u pajtova me vendimin e arbitrit. Por në fund të ndeshjes shkova për të takuar gjyqtarët dhe u kërkova falje për fjalët e mia. Frustrimi im erdhi nga një sërë gabimesh të gjyqtarve që kanë ndikuar këtë sezon, me numrin e pikëve që kemi. 

Ish-mbrojtësi belg u kërkoi falje gjyqtarëve të ndeshjes (kryesor ishte Darren England), "por unë u thashë atyre, në mënyrë konstruktive, se nuk patëm arbitrim të mirë këtë sezon; dhe se vitin e kaluar thashë që arbitrimi në Angli është më i mirë në botë”.

Në fakt, Burnley, i parafundit në Premierligë, barazoi dy herë, pavarësisht se luajti më pak në numër, dhe përfundoi duke marrë një pikë kundër skuadrës së Mauricio Pochettino. "Ne jemi krenarë për lojtarët tanë, për atë që ata bënë dhe ne e dimë se çfarë mund të bëjnë," tha Kompany .

Burnley është 4 pikë larg sigurisë, të cilën Nottingham Forest e shënon me 22. Skuadra e Kompany pret Wolves të martën në xhiron e 31-të të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll