Sport

Premier League/ Letër ekipeve të saj për të rritur vigjilencën, për një akt të mundshëm terrorist…

Shkak i këtij aksioni nga Premier League është bërë akti terrorist i ndodhur në Rusi pak javë më parë

1 Prill 2024, 18:30 Nga DOSJA

Premier League/ Letër ekipeve të saj për të rritur

ANGLI - Në radhët e futbollit anglez ka një shqetësim të madh për një sulm të mundshëm terrorist në një nga stadiumet e Premier League .

Sipas “DailyMail”, liga angleze u ka dërguar një letër përkatëse skuadrave të saj, duke u kërkuar atyre që tani e tutje të jenë veçanërisht të kujdesshme në çdo ndeshje.

Natyrisht, shkak për këtë veprim të Premierligës ishte sulmi terrorist i ndodhur në Rusi pak javë më parë me 137 viktima.

Siç thekson faqja angleze, ky dokument është dërguar ditët e mëparshme përpara të dielës së kaluar, e cila ishte e diela e Pashkëve për katolikët.

Por liga angleze ve në dukje se ajo do të dëshironte që kjo vigjilje të ruhej edhe në ndeshjet e tyre të ardhshme , si në fushë ashtu edhe jashtë fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll