Aktualitet

Pëfshihet nga zjarri pylli në Kolonjë, era përhap flakët me shpejtësi

Të gjitha forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, po ashtu edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile.

1 Prill 2024, 22:33 Nga r.ll
Pëfshihet nga zjarri pylli në Kolonjë, era përhap
zjarri

KOLONLË- Një vatër zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në pyllin e fshatit Boshanj në bashkinë e Kolonjës. Zjarri ka përfshirë pyllin i cili përbëhet nga bimësi me dru dushku, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës.

Të gjitha forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, po ashtu edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. 

zjarr ne kolonje

Sondazh

Poll