Aktualitet

Favorizoi fituesin e tenderit dhe ndaj saj u caktua vetëm detyrim paraqitje, kush është drejtoresha e bashkisë së Tiranës që i shpëtoi prangave?

Nga vepra e kryer Zere gjithashtu duhet të ishte në burg por si pasojë e disa kushteve lehtësuese si të qenit femër dhe të qenit nënë e një fëmijë të vogël kanë bërë që gjykata të vendosë vetëm pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

1 Prill 2024, 20:00 Nga r.ll
Favorizoi fituesin e tenderit dhe ndaj saj u caktua vetëm detyrim
eglentina zere

TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK, ku dëshmohet se si "5D Konstruksion" ka fituar tenderat e nxjerra nga Bashkia Tiranë për drejtorinë e Tirana Parking janë zbuluar dhe mesazhet mes drejtoreshës Eglantina Zere dhe administratorit të 5D Konstruksion Nestor Muhametllari kanë komunikuar. 

Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren”.  Në  bisedat që figurojnë në dosjen e gjykatës ku ajo i drejtohet administratorit të kompanisë fituese 5D me termin “LAL”. 

BISEDA:

Biseda e datës 24.09.2019.
Eglantina: "Cben mo... Do e mbyllim apo doni dru".
Nestori: "Ia kam dhene Manjoles deri neser mbyllet.
Biseda e datës 30.09.2019.
Nestori: "Të vazhdoj Kico?.. të mbyll?"
Eglantina: "Ta kish mbyll qe te premten kafsha, urgjent".
Biseda e datës 04.10.2019.
Eglantina: "Mjes lal" dhe i dërgon disa foto.
Nestori: "Te gjitha faqet e ankese mi dergove? Ok. se do e shofim ne sor". (shënim: Nestori këtë foto ja dërgon Manjolës, siç është referuar në komunikimet më sipër).
Biseda e datës 28.10.2019.Eglantina: "Eshte hedhur njoftimi fituesit laf", "Besoj sot e shpall app e te ecim para".

Fillimisht SPAK akuzonte Zeren se ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Nga vepra e kryer Zere gjithashtu duhet të ishte në burg por si pasojë e disa kushteve lehtësuese si të qenit femër dhe të qenit nënë e një fëmijë të vogël kanë bërë që gjykata të vendosë vetëm pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje. Gjithashtu një tjetër kusht lehtësues ishte se shuma e tenderit që ajo kishte manipuluar nuk ishte e madhe.

eglantina zere bashkia tirane

Sondazh

Poll