Aktualitet

Bie zjarr në fshatin Sadovicë, digjen 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi

Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat.

1 Prill 2024, 17:22 Nga E. D
Bie zjarr në fshatin Sadovicë, digjen 5 rrënjë ullinj dhe
foto nga vendngjarja

BERAT- Një zjarr është regjistruar në Njësinë Administrative Sinjë në Berat në fshatin Sadovicë. Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat. Gjithashtu zjarri ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit.  Pas njoftimit në vendngjarje janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.

zjarr në berat

Sondazh

Poll