Aktualitet

E reja shqiptare u përplas nga makina teksa priste autobusin/ Miqtë e 21-vjeçares: Po shkonte në spital te tezja (EMRI)

Dëshmitë e banorëve të zonës për aksidentin tragjik janë tronditëse. Ata treguan se zhurma e përplasjes ishte e madhe, ndërsa tregojnë se 68-vjeçarja u hodh 25 metra më tej nga makina. 

1 Prill 2024, 18:20 Nga r.ll
E reja shqiptare u përplas nga makina teksa priste autobusin/ Miqtë e
dy viktimat

GREQI- Një aksident ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku dy gra kanë humbur jetën, një prej tyre shqiptare. Sipas informacioneve të para raportohet se të dyja gratë kanë qenë duke pritur autobusin dhe një automjet ka kaluar me shpejtësi dhe i ka marrë përpara. 

Si pasojë 68-vjeçarja greke humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa 21-vjeçarja me origjinë shqiptare, Elisa Doka fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Dëshmitë e banorëve të zonës për aksidentin tragjik janë tronditëse. Ata treguan se zhurma e përplasjes ishte e madhe, ndërsa tregojnë se 68-vjeçarja u hodh 25 metra më tej nga makina. 

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe. Ishte si tërmet! Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veria. Shoferi tha se kishte marramendje”, tha një banor, duke përshkruar pamjet e rënda që ka parë.

Në vendngjarje kanë qenë miqtë dhe kolegët e 21-vjeçares.

“Vajza po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo ishte duke studiuar për infermieri”, shprehen miqtë e vajzës së re.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për këtë ka humbur kontrollin e makinës, për pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar, por me urdhër verbal të prokurorit është lënë i lirë, ndërsa po trajtohet me plagë të lehta në spitalin e Verias.

elisa doka aksident në greqi

Sondazh

Poll