Bota

Erërat e forta godasin Poloninë, humbin jetën 5 persona, i zunë poshtë pemët e rrëzuara

Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur për vdekje pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

1 Prill 2024, 18:32 Nga N.F
Erërat e forta godasin Poloninë, humbin jetën 5 persona, i
Foto ilustruese

POLONI- Pesë persona kanë humbur jetën sot nga rënia e pemëve në Poloninë jugore pasi u godit nga erëra të forta. Mësohet se erërat shkojnë deri në 155 km në orë në malet Tatra. Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur për vdekje pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta. Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.


Zjarrfikësit ndërhynë në mëngjes në 140 vende për të hequr pemët që kishin rënë në rrugë ose kishin dëmtuar çatitë e shtëpive, sipas raporteve të mediave polake. Erërat e forta sot pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, merkuri theu një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, thekson Agjencia Polake e Lajmeve (PAP).

poloni ere viktima

Sondazh

Poll