Bota

Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën, presin një urdhër të Vuçiç që të nisin sulme

Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën. Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ata të nisin sulme agresive. Më tej ai shtoi se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

1 Prill 2024, 18:00 Nga N.F
Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku ka folur në lidhje me situatën në katër komunat veriore Në një intervistë për ”News24”, qasjen e Beogradit karshi Kosovës, ai e ka quajtur destruktive.

“Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është momentalisht e qetë, por e brishtë. E brishtë për shkak të tensionimeve të herëpasherëshme, por edhe për shkak të një çasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi kësaj zone, por edhe karshi edhe vetë qytetarëve tanë me kombësi serbe. Beogradi, konkretisht Vuçiq dhe qeveria e tij, varësisht prej politikave të brendshme të tyre, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione jo vetëm për Republikës e Kosovës por tensione edhe në rajon e më gjerë. Duke dashur të shantazhojnë, së pari Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Sveçla.


Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën. Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ata të nisin sulme agresive. Më tej ai shtoi se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla.

xhelal sveçla kosova serbia sulm

Sondazh

Poll