Bota

Ndryshon axhenda, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të diskutohet në Asamblenë Parlamentare më 16 prill

Për këtë ndryshim, Përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Europës, Suzana Grubjeshiç tha se ndryshimi u bë pasi, sipas saj ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë në sallë më 18 prill sepse ata tashmë po largohen nga Strasburgu.

1 Prill 2024, 17:30 Nga r.ll
Ndryshon axhenda, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të
keshilli i europes

STRASBURG- Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës në Asamblenë Parlamentare do të zhvillohet në datën 16 prill. Diskutimi ishte parashikuar të zhvillohej më 18 prill, por u caktua dy ditë më herët për shkak të ndryshimit të axhendës zyrtare për sesionin pranveror të Asamblesë.

Ndryshon axhenda, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të
axhenda

Për këtë ndryshim, Përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Europës, Suzana Grubjeshiç tha se ndryshimi u bë pasi, sipas saj ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë në sallë më 18 prill sepse ata tashmë po largohen nga Strasburgu.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në KiE më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. Përfaqësuesja serbe thotë se do të jetë lehtësisht e realizueshme që të ky raport të miratohet edhe në Asamble.

asambleja parlamentare keshilli i europes kosove

Sondazh

Poll