Bota

Përmbyset varka në brigjet e Meksikës, mbyten tetë emigrantë kinezë

Trupat u gjetën të premten përgjatë një rruge të përdorur nga emigrantët e paligjshëm që përpiqeshin të arrinin në Shtetet e Bashkuara.

1 Prill 2024, 17:05 Nga E. D
Përmbyset varka në brigjet e Meksikës, mbyten tetë
foto ilustruese

MEKSIKË- Tetë emigrantë kinezë janë gjetur të vdekur në një plazh në shtetin meksikan të Oaxaca pasi varka e tyre u përmbys, thonë zyrtarët. Trupat u gjetën të premten përgjatë një rruge të përdorur nga emigrantët e paligjshëm që përpiqeshin të arrinin në Shtetet e Bashkuara. 7 gratë dhe 1 burrë ishin në bordin e një varke të drejtuar nga një meksikan që u nis nga shteti Chiapas, në kufi me Guatemalën

Zyra e prokurorit në Oaxaca tha se trupat u gjetën pranë një plazhi në qytetin Playa Vicente. Ajo tha se po hetonte shkakun e aksidentit dhe po punonte me ambasadën kineze në Meksikë për të identifikuar viktimat. Gjithashu numri i emigrantëve që tentojnë të hyjnë në SHBA nga Meksika është rritur vitet e fundit.

Më shumë se 6.3 milionë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në SHBA që nga viti 2021. Numri filloi të rritet në vitin 2018, i nxitur kryesisht nga amerikanët qendrorë që ikën nga një seri krizash komplekse, duke përfshirë dhunën e bandave, varfërinë, shtypjen politike dhe fatkeqësitë natyrore. Më shumë se 37,000 shtetas kinezë u ndaluan në kufirin SHBA-Meksikë vitin e kaluar, rreth 50 herë më shumë se shifra e dy viteve më parë.

emigrantët

Sondazh

Poll