Bota

Ura e Baltimores: Rrugë alternative për tu hapur për transport

Sipas një deklarate nga Key Bridge Response, një grup pune i ngritur pas incidentit, zyrtarët e portit po përgatiten të hapin kanalin e përkohshëm në anën veri-lindore të kanalit kryesor pranë urës së shembur, për anijet thelbësore komerciale.

1 Prill 2024, 16:52 Nga E. D
Ura e Baltimores: Rrugë alternative për tu hapur për transport
foto ilustruese

SHBA- Një rrugë alternative e përkohshme për anijet do të hapet në qytetin amerikan të Baltimores pas shembjes së urës së madhe, kanë njoftuar zyrtarët. Gjashtë persona vdiqën pasi anija e mallrave Dali goditi urën Francis Scott Key të martën e kaluar, duke shkaktuar pezullimin e dërgesave brenda dhe jashtë një prej porteve më të ngarkuara të vendit.

Sipas një deklarate nga Key Bridge Response, një grup pune i ngritur pas incidentit, zyrtarët e portit po përgatiten të hapin kanalin e përkohshëm në anën veri-lindore të kanalit kryesor pranë urës së shembur, për anijet thelbësore komerciale. Kjo do të jetë pjesë e një qasjeje me faza për hapjen e kanalit kryesor. Kapiteni David O'Connell, i cili ka ndihmuar në koordinimin e përgjigjes, tha se rruga alternative do të shënojë një hap të parë të rëndësishëm përgjatë rrugës për rihapjen e portit të Baltimores. 

Duke hapur këtë rrugë alternative, ne do të mbështesim fluksin e trafikut detar”, shtoi ai.

Sipas zyrtarëve, afërsisht 80-90% e rrënojave të urës janë aktualisht nën ujë. Porti i Baltimores është një gjenerator kryesor ekonomik për shtetin e Maryland dhe një arterie jetike për importet dhe eksportet e tregtisë amerikane dhe globale. Ekspertët thonë se mund të duhen një muaj para se të rihapet dhe vite për të rindërtuar urën. Qeveria amerikane miratoi javën e kaluar 60 dollarë në fondet fillestare të urgjencës të kërkuara nga Maryland. Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden tha se pret që Kongresi të mbështesë financimin për të paguar për rindërtimin e urës.

david o'connell

Sondazh

Poll