Bota

Grabitqari bëhet pre, anakonda gjigante mbyt aligatorin me "përqafimin e vdekjes"

Gjithashu zvarraniku tentonte të shpëtonte nga kapja e anakondës duke tundur bishtin e tij të fuqishëm por përpjekjet e tij dështuan.

1 Prill 2024, 16:03 Nga E. D
Grabitqari bëhet pre, anakonda gjigante mbyt aligatorin me
foto nga vendngjarja

Një anakondë gjigante u pa duke shtypur për vdekje një aligator të ri duke u mbështjellë rreth tij në stilin e përqafimit fatal. Gjithashu zvarraniku tentonte të shpëtonte nga kapja e anakondës duke tundur bishtin e tij të fuqishëm por përpjekjet e tij dështuan. Zvarraniku nuk mund të mundte dot anakondën e cila është familja e gjarpërinjve më të mëdhenj në botë, që mund të arrijnë deri në 10 metra gjatësi.

Gjithashtu aligatori kaiman i përket familjes Alligatoridae dhe të rriturit mund të arrijnë deri në 4.5 meta gjatësi. Ngjarja u filmua në brigjet e një lumi në Amazonën e largët braziliane. Po ashtu kameramani duket se afrohet shumë në përleshje ku në një moment anakonda e shikon kërcënueshëm teksa mbyt viktimën e saj.

"Natyra është misterioze, një ditë je predator dhe ditën tjetër je preja e dikujt tjetër," tha një nga vendasit. 

Muajin e kaluar shkencëtarët njoftuan se anakondat gjigante janë në fakt dy specie të ndryshme me 5përqind diferencë në ADN-në e tyre. Njeriu dhe shimpanzetë kanë një diferencë prej vetëm 3 përqind në genomin e ADN-së.

 

Sondazh

Poll