Bota

Ngjarje e rëndë në SHBA/ Të shtëna në Indianapolis, shtatë të mitur të plagosur

Viktimat të moshës 12 deri në 17 vjeç, u plagosën me armë zjarri të shtunën në mbrëmje jashtë qendrës tregtare “Circle Center”.

1 Prill 2024, 14:53 Nga h.k
Ngjarje e rëndë në SHBA/ Të shtëna në
Foto ilustruese

SHBA-Shtatë të mitur u shtruan në spital pasi u plagosën nga të shtënat në qendër të Indianapolis. Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane, duke cituar policinë në kryeqytetin e shtetit të Amerikës qendrore-lindore Indiana.

Viktimat të moshës 12 deri në 17 vjeç, u plagosën me armë zjarri të shtunën në mbrëmje jashtë qendrës tregtare “Circle Center”.

Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar për momentin. Hetuesit besojnë se janë përdorur më shumë se një armë.

ngjarje e rende ne shba

Sondazh

Poll