Bota

Blihet vendi i varrimit pranë Marilyn Monroe dhe Hugh Hefner, investitori i teknologjisë paguan shifrën marramendëse

Hefner bleu vendin ngjitur me atë të aktores hollivudiane në vitin 1992.

1 Prill 2024, 14:28 Nga S.B
Blihet vendi i varrimit pranë Marilyn Monroe dhe Hugh Hefner, investitori i
Foto nga varri i Hugh dhe Marilyn

SHBA- Një vend varrimi pranë vendit të pushimit të Marilyn Monroe dhe themeluesit të Playboy, Hugh Hefner është blerë nga një investitor teknologjie për 195,000 dollarë. Mauzoleumi (vendi i varrimit) me vendndodhje në ‘Pierce Brother Westwood Village Memorial Park and Mortuary’ në Los Angeles doli në ankand midis 28 dhe 30 marsit.

Anthony Jabin, nga Beverly Hills, tha: Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem pranë Marilyn Monroe për pjesën tjetër të jetës sime dhe bleva krevatin e rrumbullakët të Hugh Hefner dhe kostumin e banjës së Marilyn Monroe në Julien's këtë fundjavë.

Blihet vendi i varrimit pranë Marilyn Monroe dhe Hugh Hefner, investitori i
Hugh dhe Marilyn

Hefner bleu vendin ngjitur me atë të aktores hollivudiane në vitin 1992. Ai është varrosur atje pasi vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 2017. Monroe vdiq në moshën 36-vjeçare në vitin 1962 dhe ishte më e njohur për filmat Some Like It Hot (1959), The Seven Year Itch (1955) dhe Gentlemen Prefer Blondes (1953).

marilyn monroe hugh hefner

Sondazh

Poll