Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare aktori i njohur Chance Perdomo, shkak aksidenti fatal me motor

Aktori është më i njohur për rolin e tij si Andrew Anderson në serialin 'Gen V'.

1 Prill 2024, 10:55 Nga S.B
Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare aktori i njohur Chance
Chance Perdomo

SHBA- Është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare aktori i serialit “Gen V”, Chance Perdomo. I riu ka pësuar një aksident fatal me motorin e tij, ndërsa deri më tani nuk kanë dalë në dritë detaje të tjera. Variety raporton se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në aksident.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar përfaqësuesi i tij: Me zemër të rënduar ndajmë lajmin për vdekjen e parakohshme të Chance Perdomo si pasojë e një aksidenti me motor. Pasioni i tij për artin dhe dëshira e pashuar për jetën u ndje nga të gjithë ata që e njohën dhe ngrohtësia e tij do të vazhdojë për ata që donte më shumë.

Ai më pas shtoi: Ne kërkojmë që ju të respektoni dëshirën e familjes për privatësi, ndërsa ata vajtojnë humbjen e djalit dhe vëllait të tyre të dashur.

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare aktori i njohur Chance
Chance Perdomo

Aktori është më i njohur për rolin e tij si Andrew Anderson në serialin 'Gen V'. Aktori u shfaq për herë të parë në filmin e shkurtër "Longfield Drive" si "Rodell" në vitin 2016 dhe vazhdoi të luajë në shfaqje televizive si "Midsomer Murders" dhe "Chilling Adventures of Sabrina".

chance perdomo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Prill 2024, 09:24 h.k

Christopher Nolan nderohet me titullin "Sir"

Foto ilustruese SHBA-Regjisori britaniko-amerikan Christopher Nolan do të nderohet me titullin “Sir” nga Britania e madhe “për...

Art&Argëtim 1 Prill 2024, 08:24 h.k

Sekretet e rinisë së Jennifer Aniston

Foto ilustruese SHBA-Është shkruar dhe thënë shumë se si Jennifer Aniston arrin të duket e re në moshën 55-vje&cce...