Bota

Ndërhyrje kirurgjikale për hernien, operacioni i Netanyahu-t përfundon me sukses

Sipas mediave të huaja, operacioni është kryer nga profesori dhe drejtori i kirurgjisë së Qendrës Mjekësore Hadassah në Jerusalem, Alon Pikarsky, si dhe kirurgët Gidi Zamir dhe Diana Panhasov.

1 Prill 2024, 09:44 Nga M.B
Ndërhyrje kirurgjikale për hernien, operacioni i Netanyahu-t
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Operacioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për hernien ka shkuar me sukses. Sipas mediave të huaja, operacioni është kryer nga profesori dhe drejtori i kirurgjisë së Qendrës Mjekësore Hadassah në Jerusalem, Alon Pikarsky, si dhe kirurgët Gidi Zamir dhe Diana Panhasov. Bëhet e ditur se gjatë kohës që Netanyahu ishte në spital, atë e ka zëvendësuar Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri, Yariv Levin.

“Ai është zgjuar, po shërohet dhe po flet me familjen e tij”, tha profesori Pikarsky.

“Në sallën e operacionit në Hadassah Ein Kerem, ndërhyrja e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përfunduar me sukses”, shtoi një zëdhënës i spitalit.

Lidhur me problemin e tij shëndetësor Netanyahu ishte njihur gjatë një kontrolli të fundit. Kjo nuk është hera e parë që Netanyahu i nënshtrohet një operimi të tillë. 74-vjeçari ka kryer intervenim në hernie edhe në vitin 2013, ndërsa vitin e kaluar ka vendosur një stimulues kardiak.

kryeministri benjamin netanyahu

Sondazh

Poll