Politike

"Gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë"/ Bardhi: Kam dorëzuar në SPAK kërkesë për hetim ndaj Olsi Ramës

Ai shton se sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty.

1 Prill 2024, 11:47 Nga h.k

"Gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë"/ Bardhi:

TIRANË-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratiek shkruan se e vërteta qëndron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës.

Ai shton se sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT: 

Janë shumë argëtuese këto teoritë konspirative që merren me gjithçka që s’ekziston, përveç të vërtetës. E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës.
Të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uroj Gëzuar 1 Prillin , sepse vetëm gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë! Por, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty. As nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh.

gazment bardhi olsi rama

Sondazh

Poll