Politike

Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, zbulohet ora

Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij.

1 Prill 2024, 10:58 Nga h.k
Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in,
Foto ilustruese

TIRANË-Ditën e nesërme do të zhvillohet Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni do të zhvillohet në orën 15:00, ku është përcaktuar dhe rendi i ditës. 

Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij.

NJOFTIMI 

“Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për Tims do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!"

Komisioni Hetimor u ngrit pas marrëveshjes së ndodhur mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me normalizimin e jetës parlamentare pas kërkesave të Opozitës prej disa muajsh. 

komisioni hetimor tims

Sondazh

Poll