Politike

Kallëzimi i Metës për vjedhjen e PL-së, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Bëhet me dije se pranë organit të akuzës është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen veprime në terren.

1 Prill 2024, 10:47 Nga h.k

Kallëzimi i Metës për vjedhjen e PL-së, Prokuroria e

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore pas kallëzimit të Partisë së Lirisë se në zyrën e këtij subjekti politik, ambientet ku ndodhen serveri dhe pajisjet teknologjike për komunikimet pati ndërhyrje të pautorizuar nga persona ende të paidentifikuar.

Bëhet me dije se pranë organit të akuzës është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen veprime në terren. 6 persona janë pyetur në cilësinë e pasjes dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërkohë janë këqyrur kamerat e subjektit përreth dhe kamerat e selisë së Partisë së Lirisë.  

Disa ditë më parë gjatë një konference për shtyp, vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka njoftuar se kanë se persona të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në zyrat e serverave të partisë. Më pas në një postim të Petrit Vasilit u tha se kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

partia e lirise

Sondazh

Poll