Politike

Berisha: Të rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? Jo kurrë, duhet të ngrihemi dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër

Ai tha se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë Bashkinë Tiranë. Berisha tha se kjo është një gjë e paapranueshme dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen një minutë e më parë dhe të përballën, në vend që të pranojnë vjedhjet e tyre.

31 Mars 2024, 21:17 Nga S.N
Berisha: Të rrimë ne të numërojmë vjedhjet e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth vjedhjeve nga tenderat e Bashkisë Tiranë dhe nga oligarkët e mbështetur nga Rama. Ai tha se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë Bashkinë Tiranë.

Berisha tha se kjo është një gjë e paapranueshme dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen një minutë e më parë dhe të përballën, në vend që të pranojnë vjedhjet e tyre.

Deklarata e Sali Berishës: 

Shqiptarë shtrojini pyetje vetes, cili komb, cilët njerëz mund të vidhen në mënyrë të tmerrshme siç po vidhemi ne. A e patë ju, një i quajtur Redi Molla me një hotel me 5 yje nga më gjigantët në Shqipëri, një njeri që kishte gjithsej në ndërmarrjen e tij veç një punëtor, edhe punëtor edhe menaxher me një rrogë 300 mijë lek.

Hoteli minimumi 15-20 mln euro. Po si mundet një inxhinjere në regjistrimet e Skapit i thotë shoqes se nuk është i Redit, por është i Erjonit dhe i atij drogmenit, trafikantit Qato. A e dinë qytetarët e Tiranës se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë bashkinë e Tiranës.

Si mund të durojmë me një gjë të tillë; në sulm, në sulm. Nuk durohet kjo kurrë. Nuk kam fakte, por për hotelin e Durrësit thuhet se është ortak edhe vetë Rama. Nuk kam fakte, por që të ndërtohet një hotel me 5 yje, gjigant, nga një njeri që ka vetëm një punëtor dhe paguan 300 mijë lekë, kjo mbi këtë tokë nuk mund të ndodhë kurrë.

E njëjta gjë, Tivari në Dhërmi një nga hotelet më të mëdha me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë Mat. Tivari i ka dhënë vëllait të Agronit, tendera nga ujësjellësi i Tiranës, dhjetëra milionë euro. Të gjitha të vjedhura të shkuara në Dhërmi, ndërtim hotelesh. Çfarë do të rrimë ne, të presim ne të vazhdojmë të numërojmë vjedhjet e tyre. Jo more kurrë, duhet të ngrihemi 1 minutë e më parë dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër.

sali berisha redi molla edi rama

Sondazh

Poll