"Nuk ka të ardhme nëse heshtim", Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në betejën për votën e lirë
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje ...
Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA, SPAK ka mundur të zbardhë bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare.
TIRANË- Janë zbardhur detaje nga dosja ‘5D’, afera që ka sjellë deri më tani arrestimin e 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtorë të afërt të Erion Veliajt. Ndërkohë shumë të tjerë ndodhen në masa më të buta sigurie të vendosura nga GJKKO.
Sipas dokumenteve të publikuara nga CNA, SPAK ka mundur të zbardhë bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare. Referuar dokumenteve ata janë personat që marrin vendime për largime apo punësime të punonjësve si dhe janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga kompania në kohën që edhe drejtonin institucione të rëndësishme në varësi të Bashkisë Tiranë.
“Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celulari i shtetases Jona Bejko punonjëse në shqoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit. Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.
Qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës. Nuk dihet nëse është pikërisht ky hotel për të cilin punonjësja Jona Bejko zbulon se është aksion “lali Eri”, thënë ndryshe kryebashkiaku Veliaj," shkruan CNA.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij mbrëmjen e s...
flamur noka FIER- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me demokratët e Fieri...
ervin salianji FIER- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në qyt...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka folur lidhur me hetimet e 21 janarit. Basha tha në News24 se nuk...
ilir meta dhe petro beleri HIMARË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro...
lulzim basha TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka komentuar denoncimin e Gazment Bardhit në drejtim të vëllai...
sali berisha dhe lulzim basha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me mundësin&e...
sali berisha dhe lulzim basha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me ish-kryemi...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në një deklarat&...