Bota

Malajzia arreston një 36-vjeçar të armatosur të dyshuar si spiun izraelit

Personi, i arrestuar me një çantë që përmbante gjashtë pistoleta dhe 200 plumba, kishte mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 mars duke përdorur që autoritetet besonin se ishte një pasaportë e rreme franceze, raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Razarudin Husain.

30 Mars 2024, 08:06 Nga E. D
Malajzia arreston një 36-vjeçar të armatosur të dyshuar si
foto ilustruese

MALAJZIA- Autoritetet malajziane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për furnizimin me armë zjarri një 36-vjeçari në kryeqytetin Kuala Lumpur, tha shefi i policisë së vendit të Azisë Juglindore, duke shtuar se ka dyshime se ai është një spiun izraelit. Personi, i arrestuar me një çantë që përmbante gjashtë pistoleta dhe 200 plumba, kishte mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 mars duke përdorur që autoritetet besonin se ishte një pasaportë e rreme franceze, raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Razarudin Husain.

I dyshuari u dorëzoi autoriteteve një pasaportë izraelite gjatë marrjes në pyetje, shtoi Razaruddin. Ai tha gjithashtu se policia po përpiqej të konstatonte nëse i arrestuari i përkiste spiunazhit izraelit. 36-vjeçari u tha autoriteteve se shkoi në Malajzi për të ndjekur një shtetas tjetër izraelit për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare.

“Ne nuk e besojmë plotësisht këtë tregim, dyshojmë se ai mund të ketë pasur qëllime të tjera”, theksoi Razaruddin, duke theksuar se i arrestuari ndërroi hotel disa herë gjatë qëndrimit të tij në Malajzi. Policia po hetonte gjithashtu se si i dyshuari i kishte marrë armët, të cilat ishin blerë në Malajzi me kriptomonedhë.

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2024, 22:43 h.k

Pse Evropa po lëviz djathtas?

Foto ilustruese ITALI-Modeli i Melonit ka filluar të duket si një shembull që duhet të ndiqet nga e djathta nacionaliste për t&eu...