Bota

Vuçiç fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës: Turp të kesh Dora Bakoyannis

Presidenti serb në një adresim për qytetarët e Serbisë, ka thënë se tema më e rëndësishme për vendin e tij është çështja e Kosovës si dhe anëtarësimi i mundshëm i saj në Këshillin e Evropës.

29 Mars 2024, 22:54 Nga h.k
Vuçiç fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi
Foto ilustruese

SERBI-Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shfryrë mllefin ndaj ish ministres së jashtme greke, Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në raportin e saj i rekomandoi Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Presidenti serb në një adresim për qytetarët e Serbisë, ka thënë se tema më e rëndësishme për vendin e tij është çështja e Kosovës si dhe anëtarësimi i mundshëm i saj në Këshillin e Evropës.

Vuçiç duke fyer diplomaten greke, ka thënë “Turp të kesh Dora Bakoyannis, turp të kesh”. Ai tha se “për tre ditë ka ndryshuar mendje. E mjerë dhe ferr”, tha ai.

“Turp. Dhe pastaj iu kujtua se nuk është me rëndësi Asociacioni, as shpronësimin apo asgjë, Manastiri i Deçanit, as faktin që serbëve u mohohet e drejta për të përdorur gjuhën serbe, se ata janë të ekspozuar ndaj forcës brutale disproporcionale”, shfryu mllefin Vuçiç.

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2024, 22:43 h.k

Pse Evropa po lëviz djathtas?

Foto ilustruese ITALI-Modeli i Melonit ka filluar të duket si një shembull që duhet të ndiqet nga e djathta nacionaliste për t&eu...