Bota

Novak: Rusia nuk planifikon të ndalojë eksportet e naftës

Rusia është përballur me një ulje të madhe të kapacitetit të përpunimit të naftës, e gjymtuar nga ndërprerjet teknike dhe sulmet me dron. Ai ndaloi eksportet e benzinës për gjysmë viti duke filluar nga 1 marsi. 

30 Mars 2024, 07:25 Nga E. D
Novak: Rusia nuk planifikon të ndalojë eksportet e naftës
fotot ilustruese

RUSI- Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak tha se Rusia nuk ka nevojë që të ndalojë eksportet e naftës për të trajtuar rritjen e çmimeve dhe mungesat e mundshme të karburantit pasi sulmet me dron reduktuan kapacitetin e rafinimit. 

Rusia është përballur me një ulje të madhe të kapacitetit të përpunimit të naftës, e gjymtuar nga ndërprerjet teknike dhe sulmet me dron. Gjithashtu ai ndaloi eksportet e benzinës për gjysmë viti duke filluar nga 1 marsi. 

Novak tha se rafineritë e tjera të naftës arritën të rrisin prodhimin e tyre, ndërsa qeveria po punon për çështjen e dërgesave të karburantit nga uzinat mes ngërçeve hekurudhore.

"Situata në tregun e produkteve të naftës është e qëndrueshme sot. Kompanitë tona kanë rritur tashmë ngarkesën në kapacitetet e disponueshme. Kjo mundësoi më shumë furnizim, duke përfshirë... benzinën dhe karburantin dizel," tha Novak.

Duke folur për një ndërprerje teknike në rafinerinë Norsi, e katërta më e madhe në Rusi për nga prodhimi, Novak tha se një turbinë që nuk funksionon mund të rifillojë funksionimin brenda një ose dy muajsh.

alexander novak rusia nafte

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2024, 22:43 h.k

Pse Evropa po lëviz djathtas?

Foto ilustruese ITALI-Modeli i Melonit ka filluar të duket si një shembull që duhet të ndiqet nga e djathta nacionaliste për t&eu...