Sport

Xhixha feston titullin kampion në Azerbajxhan me gol… - VIDEO

Një titull i veçantë edhe për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Qarabag në janarin e vitit 2023.

29 Mars 2024, 19:06 Nga DOSJA
Xhixha feston titullin kampion në Azerbajxhan me gol… - VIDEO

AZERBAIXHAN - Skuadra e Redon Xhixhës, Qarabag fitoi ndeshjen e javës së 28 në Azerbaxhan ndaj Kapaz me shifrat 1-6, duke siguruar matematikisht titullin kampion, me golin e gjashtë që erdhi pikërisht nga këmbët e futbollistit shqiptar.

Ndjekësja më e afërt është Neftci Baku me 43 pikë, por tashmë në lojë nuk janë më pikët për ta parakaluar.

Një titull i veçantë edhe për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Qarabag në janarin e vitit 2023. Në këtë sezon, Xhixha është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit duke shënuar dy gola si dhe një asist.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll